Koalicioni qeveritar PDK-LDK ka nisur të bëjë përzgjedhjen e kandidatëve për kryetar të komunave të cilët do të garojnë në zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen në fund të vitit.
Partia “Fjala” ende nuk është përcaktuar për garën e këtyre zgjedhjeve. Kryetari i kësaj partie, njëherësh deputeti i Kuvendit, Gëzim Kelmendi ka thënë se partia e tij po insiston në çdo mënyrë që ta qojë vendin drejtë zgjedhjeve të jashtëzakonshme.
“Ende nuk i kemi caktuar kandidatet për kryetar të komunave, ngase jemi duke menduar për zgjedhjet e jashtëzakonshme”, ka thënë Kelmendi për “Indeksonline”.
Sa i përket pyetjes se a po planifikojnë ndonjë koalicion me ndonjë prej partive tjera politike, Kelmendi ka kthyer bindshëm përgjigjen Jo. “Garës do t’i futemi vet inshallah”, është shprehur ai.