Site icon PrishtinaPress

Deputeti i NISMA’s e pyet Nënkryetarin e LDK’së pse veç para zgjedhjeve flasin për vrasjet politike

Deputeti i NISMA’s për Kosovën, Zafir Berisha e ka pyetur Agim Veliun se kush është duke iu penguar të zbardhen vrasjet politike të pasluftës.

Reagimi i Berishës ka ardhur pasi Veliu e ka shfrytëzuar një ceremoni të LDK’së për të kërkuar zbardhjen e vrasjeve politike.

“Sa të pafytyrë ! Gati 3 vite ka që e kanë pushtetin, tash kur po afrohen zgjedhjet kërkojnë që të zbardhen “vrasjet politike” !? Çfarë legena, ende dëshirojnë të përfitojnë politikisht me fatkeqësitë e njerëzve!”, ka shkruar Berisha.

“Shtrohet pyetja, kush është duke i ndalë me i zbulu vrasësit dhe me i nxjerrë para drejtësisë. Këto poshtërsira politike nuk besojë se mund të shiten më, tek qytetarët e stërlodhur që nga paslufta me k,si mualife”, ka shtuar ai.

Nënkryetari i LDK’së, Agim Veliu ka kërkuar drejtësi për vrasjet e pasluftës. Ka thënë se Shteti e ka obligim të ndriçojë vrasjet politike, duke përmendur emrat e Xhemajl Mustafës, Ismet Rracit etj.

“Derisa shteti obligim drejtësinë, a krimit politik ndëshkimin gjithsesi”, ka thënë Veliu, në fjalimin e mbajtur në Podujevë.

Exit mobile version