Katër të plagosur nga të shtënat në Podujevë, QKUK: Gjendja e tyre është e rëndë, por stabile

Katër persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në qendër të Podujevës janë pranuar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla, bëri të ditur se të lënduarit janë të moshës së mesme dhe po i nënshtrohen ekzaminimeve të nevojshme mjekësore.

Sipas tij, gjendja e të katërve është e rëndë, por stabile.

“Katër të plagosur janë pranuar mosha e mesme, janë ka kryhen ekzaminimet enebojshme. Për të katërtit është gjendja e rëndë por stabile edhe pse me plagë skllobedare”, tha drejtori i emergjencës në QKUK, Naser Syla per media.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img