Kandiq: Shkëlzen Gashi nuk kupton, nuk e ka dijen për të kuptuar atë çka ne kemi shënuar

Aktivistja për të drejtat e njeriut Natasha Kandiq ka reaguar ashpër ndaj autorit të ekspozitës për masakrat në Kosovë, Shkëlzen Gashi, duke vënë në pikëpyetje njohuritë dhe interpretimin e tij.

Ajo ka deklaruar se Gashi nuk e kupton dhe nuk ka dijen e nevojshme për të interpretuar saktë të dhënat, duke theksuar se disa nga viktimat e burgut të Dubravës, ndonëse të listuara si anëtarë të UÇK-së, janë vrarë si të burgosur dhe jo si luftëtarë të armatosur.

“Shkëlzen Gashi nuk kupton. Ai nuk e kupton dhe as nuk e ka dijen për të kuptuar atë çka ne kemi shënuar, se disa prej të vrarëve ishin anëtarë të UÇK-së. Por kjo nuk do të thotë që ata kanë qenë anëtarë të UÇK-së në momentin e vrasjes; sepse disa prej tyre ishin të dënuar ose të akuzuar, dhe pas kësaj atyre u ka ndryshuar statusi. Për historinë, dijen dhe të vërtetën kjo është shumë e rëndësishme. Të gjithë ata janë viktima të krimeve të luftës. Më vjen keq, por Shkëlzen Gashi këtë nuk e kupton. Ata janë vrarë si të burgosur, nga gardianë të armatosur”, tha Kandiq.

Sipas saj, dallimi mes statusit të një personi si ish-pjesëtar i UÇK-së dhe rrethanave në të cilat është vrarë është thelbësor për të vërtetën historike, ndërsa shtoi se Gashi nuk ka kapacitetin për ta bërë këtë dallim pasi nuk është hulumtues shkencor.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img