Site icon PrishtinaPress

Kadriu: MI po mbështet komunat që s’kanë buxhet të mjaftueshëm për projekte madhore

Zëvendësministri në Ministrinë e Infrastrukturës, Rexhep Kadriu tha se kjo ministri ka vazhduar t’i mbështes të gjitha komunat e Kosovës pa dallime partiake në projektet e tyre madhore në infrastrukturë. Sipas tij, memorandume për realizimin e projekteve lokale kanë nënshkruar me ministrinë pothuajse të gjitha Komunat e Kosovës.

Ai këto komente i bëri  në ‘Studio e hapur ‘ në RTK3, duke folur për projektet e reja infrastrukturore lokale, në Gjilan, Ferizaj e Kaçanik.

“Ministria e Infrastrukturës vazhdon t’i mbështet të gjitha komunat e Kosovës, kjo për faktin se ato nuk kanë buxhet të mjaftueshëm për t’i realizuar projektet madhore dhe për përmirësimin e kushteve të qytetarëve. Prandaj para aprovimit të buxhetit për çdo vit ministria shqyrton kërkesat e komunave të cilat janë të rëndësisë së veçantë dhe i mbështesim në bazë të buxhetit të cilin e posedojmë”, tha Rexhep Kadriu zëvendësministër në Ministrinë e Infrastrukturës.

Ai tha se këtë vit do t’i mbështesin të gjitha komunat e Kosovës pa dallime partiake, dhe të gjitha komunat vetëm sa i kanë nënshkruar memorandumet e mirëkuptimit, kanë mbetur edhe 2-3 komuna të cilat këtë javë do t’i nënshkruajnë memorandumet dhe  fillimin punimeve dhe proceduarve të prokurimit do t’i fillojnë këto komuna që i kanë marrë projektet në financim.

“Sa i përket komunës së Gjilanit, dje janë në nënshkruar marrëveshje për nëntë projekte të cilat do të realizohen praj janë në hyrje të Gjilanit katër korsi në drejtim të Prishtinës më financim të BERZH-it më vlerë mbi katër milion euro, e po ashtu edhe dalja nga Gjilani për Kllokot do të kushtoj katër milion euro”, tha Kadriu.

Exit mobile version