Home Lajme Kadri Veseli ia zvogëlon rrogën Ramush Haradinajt

Kadri Veseli ia zvogëlon rrogën Ramush Haradinajt

Kryeparlamentari Kadri Veseli gjatë ditës së sotme ka kërkuar zyrtarisht që t’i zvogëlohet rroga.

Ai i ka dërguar një letër Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media përmes së cilës i kërkon që në kuadër të shqyrtimit të Ligjit për Paga, koeficienti i pagës së kryetarit të Kuvendit të zbresë në 9.

Koeficienti i pagës së kreut të Kuvendit me propozim të Ministrisë së Administratës Publike është aktualisht 11.

Por kjo kërkesë e kryeparlamentarit Kadri Veseli prek edhe rrogën e kryeministrit Ramush Haradinaj.

Nga 2,900 euro sa është paga bazë e kryeministrit, pas kësaj kërkese, do të zvogëlohet në 2,100 euro. Kjo është e rregulluar me Ligjin për Paga që Kryeministri të mos e ketë rrogën me të lartë se sa Kryekuvendari.

Zvogëlimi i pagës së kryetarit të Kuvendit nënkupton edhe zvogëlimin e pagës së deputetëve pasi çdo zvogëlim i koeficientit ka efekt zingjiror.

Ulja e pagave të zyrtarëve të lartë publik do të konfirmohet në seancën 31 janarit kur pritet të votohet Projektligji për Pagat si dhe buxheti për vitin 2019.

Exit mobile version