Juventus dhe Genoa janë shumë afër që t’i shkëmbejnë lojtarët.
Juventus dhe Genoa dëshirojnë t’i shkëmbejnë lojtarët në këtë afat kalimtar.
Stefano Sturaro është rikthyer te ‘Zonja e Vjetër’ pas huazimit te Sporting Lisbona, pasi ka pësuar lëndim në gju, përcjell prishtinapress.eu
Juventus është i gatshëm ta huazoj mesfushorin te Genoa, duke u marrë atyre Cristian Romeron.
Sturaro do të huazohet te rivali i torinasëve, që do të kenë të drejtën ta blejnë atë në fund të sezonit.