Site icon PrishtinaPress

Izraeli sulmon Sirinë, shpërthime në Damask

Media shtetërore e Sirisë ka raportuar se shpërthime të shumta janë dëgjuar në kryeqytetin e vendit, Damask, ndërkohë që mbrojtja ajrore e vendit hapi sulm ndaj objekteve që po vinin nga drejtimi i Izraelit, raporton Fox News.

Agjencia e lajmeve të Sirisë, SANA, nuk dha detaje të tjera, por pamjet e shpërthimit u shfaqën në televizor, të cilat mendohet se kanë ardhur nga avionët luftarak të Izraelit.

Sipas tyre, mbrojtja ajrore e Sirisë, i ka rrëzuar disa objekte të ndryshme.

Muajin e kaluar, SANA tha që një aeroplan luftarak izraelit kishte sulmuar pozicione të ushtrisë Siriane në qendër të Sirisë, kur gjashtë ushtarë ishin lënduar.

SANA shton se sulmi vinte nga rajoni më jugorë i Sirisë, ku edhe gjendet Izraeli.

Izraeli ende nuk ka dhënë ndonjë koment mbi raportimet dhe shqetësimet e Sirisë.

Exit mobile version