Një person është plagosur në një pompë derivatesh në rrugën Prishtinë-Pejë, përcjellë Indeksonline.
Sipas Policisë së Kosovës, pas të shtënave me armë, personat e dyshuar janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Viktima sipas policisë është dërguar për tretmant mjekësor derisa të dyshuarit janë ende në arrati.
“Rreth orës 19:00 kemi pranuar informatën se një person është i plagosur në rrugën Prishtinë -Pejë, saktësisht në një pompë derivatesh. Menjëherë në vendngjarje kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe bazuar në hetimet fillestare dyshohet se pas të shtënave me armë zjarri në drejtim të viktimës, personat e dyshuar janë larguar nga vendi i ngjarjes. Viktima është dërguar për tretman mjekësor ndërkohë që hetuesit policor kanë identifikuar personat e dyshuar dhe janë në kërkim të tyre”, thuhet në përgjigjejen e Policisë së Kosovës.