Site icon PrishtinaPress

Italia goditet nga një tërmet tjetër

Mediat italiane raportojnë se një lëkundje prej 4.3 ballë është regjistruar në orën 3:34 të mëngjesit të sotëm në provincën e Peruxhës, në Itali. Mësohet se epiqendra e saj ka qenë në 11 km thellësi.
Sipas mediave italiane, tërmeti është ndjerë kryesisht në zonën e Norças.
Banorët të terrorizuar dhe me frikën e asaj që ndodhi vetëm pak kohë më parë kanë lënë banesat dhe kanë dalë nëpër rrugë.
Në një prononcim për mediat, kreu i bashkisë, Nicola Alemano tha se ka patur shembje të vogla në muret antike të qytezës dhe në vende të tjera të dëmtuara nga tërmetet e mëparshme.

Exit mobile version