Site icon PrishtinaPress

A ju kujtohet “Sheherzadja” dhe “Sultan Sulemjanii”? Ka diçka të re nga ata

Aktori Halit Ergenc, i njohur për rolin e Sulltan Sulejmanit në serialin e famshëm “Sulejmani i madhërishëm”, do të jetë pjesë e një seriali të ri televiziv së bashku me bashkëshorten Berguzar Korel (Ferideja në serialin Karadai). Siç shkruajnë mediat turke, seriali i ri “You Are My Country” (Vatanım Sensin), me skenaristë Necati Şahin dhe Nuran Evren Şit, drejtor Yağmur-Durul Taylan dhe producent 03 Medya, do të fillojë transmetimet brenda muajit shtator.
Bëhet fjalë për fundin e Luftës Ballkanike (viti 1918).
Cevdet (Halit Ergenc) është një toger i suksesshëm në Selanik – ushtar i fortë, baba i përkushtuar, bashkëshort besnik dhe djalë i sjellshëm.
Ai mund t’i përgjigjet shumë thjeshtë pyetjes “vendin apo veten”, por për të nuk është e thjeshtë t’i përgjigjet pyetjes “vendin apo familjen”. Cevdet do të testohet pikërisht me këtë pyetje “vendin apo familjen?” dhe do të bëjë gjithçka për të dyja, si për vendin, ashtu edhe për familjen. Azize (Berguzar Korel), nga ana tjetër, do të provohet me dashurinë e saj për Cevdet./Class

Exit mobile version