Boksierët Ismet Ademi dhe Labinot Xhoxhaj do të ngjiten në ring më 27 nëntor 2026, në kuadër të mbrëmjes së madhe të boksit “Symphony of the Ring”, e cila do të mbahet në Europa-Park, në Rust, afër Freiburgut të Gjermanisë.
Të dy boksierët, të cilët kanë nisur rrugëtimin drejt boksit profesionist nën përkujdesjen e vëllezërve Ademi, janë marrë nën kontratë nga promotori i njohur FLORIAN WINTER, i kompanisë “Ringside Zone”, në Mannheim të Gjermanisë.
Vëmendje të veçantë në këtë mbrëmje do të ketë paraqitja e Labinot Xhoxhajt, i cili do të luftojë për titullin e kampionit të Evropës në kategorinë e rëndë.
Kjo mbrëmje përbën një mundësi të rëndësishme për boksierët shqiptarë që të dëshmojnë cilësitë e tyre në arenën ndërkombëtare të boksit profesionist.





