Site icon PrishtinaPress

Ismaili: Kosova ka zënë hapin evropian të përparimit në ruajtjen e shëndetit

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka njoftuar se Kosova bëhet shteti i parë në rajon që në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH), do të nisë hulumtimin “STEPS”.

Ai përmes një statusi në rrjetin social facebook ka shkruar se ky është një projekt i veçantë dhe shumë i rëndësishëm për mbrojtjen e qytetarëve prej faktorëve të sëmundjeve të rrezikshme.

Statusi i plotë:

Kosova bëhet shteti i parë në rajon, që në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH), do të nisë hulumtimin “STEPS”. Ky është një projekt i veçantë dhe shumë i rëndësishëm për mbrojtjen e qytetarëve prej faktorëve të sëmundjeve të rrezikshme. Përmes këtij projekti, Kosova ka zënë hapin evropian të përparimit në ruajtjen e shëndetit. Për më tepër, ne tani do të kemi mundësi që përmes kësaj metode të standardizuar për mbledhjen, analizimin dhe shpërndarjen e të dhënave, të orientojmë politikat tona mbrojtëse në drejtime në të cilat kanoset rreziku i qytetarëve.????‍????‍????‍????✅

Exit mobile version