Home Kryeqyteti Ish-i dashuri ushtroi dhunë dhe e kërcënoi me jetë një grua dhe...

Ish-i dashuri ushtroi dhunë dhe e kërcënoi me jetë një grua dhe familjen e saj një në Prishtinë, ndodhet në arrati

Një grua ka raportuar se është viktimë e dhunës fizike dhe psikike nga ish-i dashuri i saj, i cili dyshohet se e ka kërcënuar edhe me jetë atë dhe familjen e saj.

Rasti ka ndodhur në Prishtinë, ndërsa sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, i dyshuari nuk është takuar nga organet e rendit dhe gjendet në arrati.

Për rastin është njoftuar prokurori, ndërsa hetimet janë duke vazhduar.

Njoftimi i plotë i policisë:

DHUNË NË FAMILJE/ Prishtinë / 21.11.2026 – 18:59.  Raportohet se i dyshuari (ish i dashuri i saj) m/k ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj viktimës f/k si dhe e ka kanosur me jetë atë dhe  familjen e saj. I dyshuari nuk është takuar  dhe gjendet në arrati. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti është duke u hetuar.

Exit mobile version