Irani ka akuzuar Shtetet e Bashkuara se kanë goditur infrastrukturë civile gjatë valës së fundit të sulmeve ajrore, pas dështimit të bisedimeve për paqe.
Mediat shtetërore iraniane dhe autoritetet lokale kanë deklaruar se sulmet kanë prekur ura, një stacion hekurudhor dhe një aeroport. BBC Verify ka konfirmuar një sulm ndaj një ure në provincën Hormozgan.
Komanda Qendrore e ShBA-së (CENTCOM) nuk ka publikuar listën e objektivave të goditura, por ka thënë se sulmet kishin për qëllim “dobësimin e mëtejshëm të kapaciteteve ushtarake të Iranit”.
Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar se do të goditen ura dhe centrale elektrike në Iran, me qëllim që Teherani të rikthehet në bisedime për përfundimin e luftës, e cila nisi më 28 shkurt me sulme amerikane dhe izraelite, shkruan BBC





