Site icon PrishtinaPress

Investohen 100 mijë euro në shkollën e mjekësisë në Prishtinë

Drejtoresha e Arsimit në Prishtinë, Besianë Musmurati, ka njoftuar se kanë investuar 100 mijë euro për rinovimin e plotë të shkollës së mesme të mjekësisë në Prishtinë, “Ali Sokoli”.

“Investim rreth 100 mijë euro në shkollën e mesme të mjekësisë “Ali Sokoli”. Pas shumë vitesh po investojmë në rritjen e cilësisë së mësimit praktik në shkollat profesionale”, ka shkruar Musmurati në Facebook.

“Kësaj radhe, e furnizuam SHMM Dr Ali Sokoli me Kabinet komplet të ri të IT-së, Paisje për kabinetin e infermierisë, Karrigë dhe paisje për stomatologji, Materiale shpenzuese të ndryshme”, ka njoftuar ajo. R

inovimi i shkollës së mesme të mjekësisë “Ali Sokoli” është në kuadër të punës së Drejtorisë së Arsimit për rinovimin e shkollave të kryeqytetit dhe digjitalizimit të tyre./Prishtinapress/

Exit mobile version