Home Sport Interi fiton me spektakël në Bergamo përballë Atalantës

Interi fiton me spektakël në Bergamo përballë Atalantës

Interi ka shënuar fitore të madhe në udhëtim te Atalanta, në kuadër të javës së 15-të në Serie A.

“Nerazzurrët” kanë fituar 2:3 me përbysje në rezultat kundër skuadrës nga Bergamo.

Këta të fundit kaluan të parët në avantazh në minutën e 25-të me autor Lookman. Dzeko barazoi shifrat në minutën e 36-të.

Sulmuesi boshnjak nuk u ndal me aq. Ai në minutën e 56-të shënoi golin e përmbysjes.

Gjashtë minuta më vonë, epërsinë e Interit e ngriti futbollisti i Atalantas, Palomino që shënoi në portën e tij.

I njëjti përmisoi gabimin në minutën e 77-të kur ngushtoi shifrat, por kjo ishte e gjitha nga ta.

Interi me këtë fitore ngritet në pozitën e katërt me 30 pikë. Atalanta ka 27 pikë dhe zë vendin e gjashtë./Prishtinapress/

Exit mobile version