Gjilani ka triumfuar në kryendeshjen e javës së 17-të në Superligën e Kosovës në futboll kundër Llapit në Podujevë.
“Kuqebardhët” kanë fituar 0:1 në stadiumin “Zahir Pajaziti”.
Golin vendimtar për “Skifterat” e ka shënuar Solomon në minutën e 50-të të ndeshjes.
Fitore ka marrë edhe Drita që në shtëpi e mposhti 3:1 Malishevën e Sami Sermaxhajt.
Pikët e plota i ka arkëtuar edhe Ballkani që me vështirësi triumfoi 1:0 me Ferizajn në Suharekë me golin e Armend Thaqit./Prishtinapress/