Interi e ka mposhtur Atalantën me rezultat të thellë prej 4-0.
Në pjesën e parë u shënuan dy gola dhe dy të tjerë u anuluan, ku fillimisht Atalanta kaloi në epërsi me golin e De Ketelaere, por që i njëjti u anulua për prekje me dorë.
Ndërsa, Barella shënoi në minutën e 19-të, por që edhe goli i tij u anulua për pozitë jashtë loje.
Ndërsa, në minutën e 26-të, Darmian shënoi golin e parë të rregullt në këtë ndeshje, i cili ia dha epërsinë Interi, kurse Martinez e dyfishoi rezultatin në minutën e 47-të.
Martinez pati mundësinë që ta shënonte golin e dytë personal, por dështoi nga pika e bardhë kurse Dimarco e shfrytëzoi pritjen e portierit, ku e trefishoi epërsinë.
Kurse, për rezultatin përfundimtar u përkujdes Frattesi, i cili në minutën e 72-të shënoi për 4-0.
Me këtë fitore, Interi pozicionohet në vendin e parë, me 12 pikë larg vendit të dytë, Juventusit, kurse Atalanta është në vendin e pestë me 46 pikë.