Site icon PrishtinaPress

Detajet e krimit në Korçë: Konflikti për banesë dyshohet se çoi në ngjarjen me dy të vdekur

Babai i autorit Ilo Lluka, i cili vrau mbrëmjen e sotme në mes të rrugës në Korçë 40-vjeçarin Emiljano Pine, bashkëjetonte me nënën e këtij të fundit.

Siç raporton TCH, babai i autorit, shtëpinë e tij do t’ia linte trashëgim djalit të bashkëjetueses, Emiljano Pine, i cili humbi jetën rrugës për në spital.

Gjatë mbrëmjes së sotme, Ilo Lluka ka shkuar në lokalin ku ndodhej Emiljano, e ka thirrur jashtë dhe e ka gjuajtur me 4 plumba dhe më pas ka qëlluar edhe veten.

Pra, dyshohet se motivi i vrasjes ishte konflikti për çështjen e banesës.

Exit mobile version