Site icon PrishtinaPress

INTELEKTUALËT apo KUAZIINTELEKTUALËT

Besoj shumë se nuk jam i vetmi që mendoj se politika kosovare në përgjithësi e partitë politike në veçanti e “vlerëson” elitën intelektuale më shumë për ta përdorur, herë si servile, herë inferiore, dhe herë-herë e përdor si shminkë më tepër për ta shpërdoruar se sa për ta respektuar, apo për ta dëgjuar!.

Si duket kjo “elitë intelektualë” duke qenë servile dhe përfitues personal kanë shitur “mendjet” tek politikat ditore. Andaj politika në vend që të ketë frikë nga intelektualët, ajo po i “blenë” shumë lirë dhe po i përdorë si fasadë sa për të kënaqur syrin.

Në vend të qëndrimeve dhe reagimeve intelektuale dhe profesionale, ndaj politikave të të gjitha partive, intelektualët tanë po bëhen kuaziintelektual dhe sharlatan.

Sot, politikës kosovare po i mungojnë shumë profesorë, akademikë, doktorë shkencash, personalitete tjera që janë vërtetë të tillë dhe pa shminkë. Në vend të tyre sot dominon një pjesë e kuaziintelektualëve që për interesa të ngushta në mënyrë të verbër u shërbejnë interesave ditore të disa politikanëve mediokër.

Intelektual i vërtetë, do të thotë të jesh në shërbim të së vërtetës, profesionit dhe vendit.

Nuk mund të hiqeni si intelektual ditën, e të na shiteni militant politik natën?!.

Individë mediokër, që tentojnë të duken modernë, megalomanë, herë nihilistë, herë anarkistë, shkelin brishtësinë intelektuale.

Zgjuarsia, është virtyt. Ky lloj virtyti, tek intelektualët e vërtetë as nuk shitet as nuk blihet.

Deri sa do të ketë kuaziintelktual, do të ketë dominancë të politikës mediokre!.

Msc. Labinot Smakaj

Exit mobile version