Site icon PrishtinaPress

Implementimi i marrëveshjes nënshkruar në mes të MTI-së dhe Ambasadës Zvicerane

Zëvendësministri i Ministrisë Tregtisë dhe Industrisë Faton Thaçi, në konferencën e mbajtur sot me temë: “Promovimi i Punësimit në Sektorin Privat” tha se duke iu falënderuar përfaqësuesve të Agjencisë se Zvicrës për Zhvillim dhe Korporatë (SDC), për bashkëpunimin e deritanishëm në nxitjen dhe Promovimin e Punësimit në Sektorin Privat, ku deri më tani kemi kaluar  fazën e parë të projektmarrëveshjes dhe duke e ditur rëndësinë që sektori privat, që zë vend në zhvillimin ekonomik si promotor kyç, qeveria e Kosovës përkatësisht Ministria e Tregtisë dhe Industrisë në dy vitet e fundit, në kuadër të bashkëpunimit të aktiviteteve të përbashkëta, nëpërmjet Agjencisë për Promovim KIESA dhe PPSE kanë organizuar panairet si: Panairi i ushqimit Slow Food në Cyrih dhe mbështetja e panairit të ushqimit SIAL në Paris.

Thaçi falënderoi ambasadorin zviceran z. Lebet, për bashkëpunimin e mëtejmë në nxitjen e punësimit në sektorin privat dhe  ndihmën e vazhdueshme që ka dhënë për Kosovën shteti helvetik.

Thaçi tha  se Qeveria e Republikës së Kosovës, konkretisht MTI, politikat e saj në zhvillimin ekonomik i ka orientuar konkretisht në përkrahjen, stimulimin dhe mbështetjen ligjore në zhvillimin e sektorit privat dhe investimeve të huaja, si gjenerator kryesor i rritjes ekonomike, punësimin dhe zhdukjes së varfërisë.

 

Me tutje, Thaçi tha se objektivat e MTI-së, gjatë kësaj faze, do të jenë në mbështetjen e sektorit privat në fushën e prodhimit, ku ne si ministri, me vëmendje të posaçme, kemi ndërmarrë hapa të prekshëm për të krijuar legjislacionin e nevojshëm konform rregullave të BE-së, duke lehtësuar ambientin afarizmit në Republikën e Kosovës, që nga faza e regjistrimit të biznesit, lehtësirat fiskale e deri tek masat mbrojtëse për produktet e këtyre prodhuesve. E gjithë kjo është bërë për të krijuar mundësi që bizneset të kenë hapësirë të mjaftueshme të zhvillojnë afarizmin e tyre dhe të gjenerojnë vende të reja të punës.

Ndër tjera, Thaçi theksoi se MTI objektivat për të ardhmen strategjike i ka orientuar në:

  1. Zhvillimin, përkrahjen dhe promovimin e sektorit priva NVM dhe investimeve të huaja,
  2. Përmirësimin e lëvizjes së lirë të mallrave apo rregullimin e tregut të brendshëm dhe
  3. Avancimin e politikave tregtare.

 

Zv/ministri Thaçi paraqiti edhe objektivat strategjike të MTI-së, që i kontribuojnë zhvillimit ekonomik në të ardhmen si :

 

 

Exit mobile version