Fredi Beleri, kandidati i koalicionit “Bashkë fitojmë” për bashkinë Himarë, i cili dhe fitoi zgjedhjet, do të dalë para Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar sot.
Seanca pritet të mbahet në orën 13:00 , teksa gjyqtare është caktuar Atalanta Zeqiri. Kujtojmë se Fredi Beleri u arrestua më 12 maj, në ambientet e jashtme të lokalit të tij, nën akuzën për “korrupsion aktiv në zgjedhje”.
Ai u la në burg nga Gjykata e Vlorës, e cila më pas ia kaloi çështjen SPAK-ut.
Arrestimi i Belerit ka sjellë shumë reagime, me palën greke, e cila shpesh herë ka bërë thirrje për lirimin e tij, përndryshe Greqia do të ngrejë pengesa për perspektivat e saj të pranimit në BE dhe të bllokojë aksesin në mjetet e financimit evropian.