Site icon PrishtinaPress

“Hysni Gucati në gjendje jo të mirë shëndetësore”

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, ka bërë të ditur se ish-kryetari i OVL e UÇK-së, Hysni Gucati nuk është në gjendje të mirë shëndetësore.

Këtë e ka marrë vesh nga familjarët e Gucatit, teksa KMDLNj ka thënë se Gucati nuk ishte lejuar të vizitohej as nga familjarët e tij.

“Mbrëmë , nga familjarë të Hysni Gucatit KMDLNj është informuar se gjendja shëndetësore e Hysni Gucatit nuk është e mirë dhe se përkeqësimi është pasojë e një intervenimi kirurgjik të komplikuar pas të cilit ishte edhe një intervenim tjetër kirurgjik që zgjati tre orë”.

Në rastin e Hysni Gucatit KMDLNj –ë vlerëson se ka shkelja flagrante të të drejtave të njeriut përkatësisht mosdhënia e shërbimeve shëndetësore me kohë sikur që edhe mosdhënia e mundësive e trajtimit mjekësor jashtë qendrës ku mbahet tani./Prishtinapress/

Exit mobile version