Home Lajme “Hulku kosovar”, Bujar Muli mban mbi 2000 kg në trup për rekord...

“Hulku kosovar”, Bujar Muli mban mbi 2000 kg në trup për rekord të Guinness’it

Bujar Muli nga Vushtrria, i njohur si “Hulku kosovar”, ka thyer rekordin në disiplinën e mbajtjes së peshës mbi trup, duke hyrë në Librin e Rekordeve Guinness.

Në një ceremoni të organizuar të shtunën në sallën e sporteve në Vushtrri, Muli arriti të mbajë mbi trup mbi 2,000 kilogramë për pesë sekonda, duke përmirësuar rekordin e mëparshëm prej 1,819 kilogramësh. 

Ngjarja u ndoq nga qindra qytetarë, të cilët ishin mbledhur për ta mbështetur sportistin vushtrrias në përpjekjen e tij për rekord botëror.

Pas konfirmimit të rezultatit, Bujar Muli pranoi certifikatën e Guinnessit nga përfaqësuesit e organizatës, të cilët ishin të pranishëm për ta verifikuar dhe certifikuar rekordin në vend.

Exit mobile version