Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, aktualisht nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, ka takuar përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, gjatë qëndrimit në Austri në Forumin Evropian Alpbach.
Hoxhaj ka shkruar në Facebook se marrëveshja për njohjen e ndërsjellë është urgjente për Kosovën.
Postimi i plotë:
“Darkë dhe diskutime për të ardhmen evropiane, me mikun Miroslav Lajčák! Marrëveshja për njohjen e ndërsjellë është urgjente për Kosovën, duke qenë qëllimi, strategjia dhe kauza jonë në dialog!”, ka shkruar Hoxhaj.
Darkë dhe diskutime për të ardhmen evropiane, me mikun Miroslav Lajčák! Marrëveshja për njohjen e ndërsjellë është urgjente për Kosovën, duke qenë qëllimi, strategjia dhe kauza jonë në dialog!