Komisioni për Integrime Evropiane sot do të mbajë mbledhjen e radhës.
Në këtë mbledhje, si pikë e rendit të ditës është edhe diskutimi me ministren e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha për raportin për vendin 2019.
Më poshtë rendi i ditës së mbledhjes së komisionit:
Miratimi i rendit të ditës;
Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e datës 10.05.2019;
Diskutim me znj. Dhurata Hoxha- Ministre e Integrimit Evropian lidhur me Raportin për Vendin për vitin 2019;
Shqyrtimi i Projektligjit nr.06/L-131 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr.04/L-008 për Këshillin Ekonomiko -Social, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së;
Të ndryshme.