Instituti GAP organizon sot tryezë me temë diskutimi “Mbrojtja e Konsumatorëve në Sektorin Bankar”.
Ligji i ri për mbrojtjen e konsumatorëve ka hyrë në fuqi në qershor 2018. Ky ligj sipas GAP është në harmoni me direktivat e BE-së dhe ka përmirësuar dispozitat në të mirë të konsumatorëve.
Hulumtimi trajton një pjesë të veçantë të Ligjit për mbrojtjen e konsumatorëve, konkretisht seksionin për mbrojtjen e konsumatorëve në sektorin bankar.
Disa prej pyetjeve që do të adresohen në tryezë janë: Sa i mbron ky ligj konsumatorët bankar në informimin e tyre para nënshkrimit të marrëveshjeve të kredisë?
Sa ka punuar Banka Qendrore e Kosovës në trajtimin e ankesave dhe edukimin e qytetarëve rreth produkteve e instrumenteve financiare?