Site icon PrishtinaPress

Honda prezantoi tre modele të reja elektrike

Honda prezantoi tre makina të reja elektrike në Panairin e Automjeteve që po mbahet në Shangai, Kinë, ku dy prej tyre ishin prototipe të para-prodhimit.

Të tre modelet po e tregojnë ‘gjuhën’ e re të dizajnit të Honda-s që është plot me skaje të mprehta dhe sipërfaqe të sheshta, transmeton Telegrafi.

Të dy prototipet e:NP2 dhe e:NS2 parashikojnë automjetet e ardhshme elektrike të Honda-s të dizajnuara posaçërisht për tregun kinez.

Kompania pretendon se këto dy makina elektrike përfaqësojnë një vlerë të re për klientët dhe ofrojnë dinamikë, teknologji dhe stil të përmirësuar.

 

Exit mobile version