Site icon PrishtinaPress

Ndërsa Jamie Foxx ndodhet ende në hospitalizim, Linda Halimi publikon një fotografi të realizuar me të vite më parë duke bërë shqiponjën me duar

Aktori i njohur ndërkombëtar, Jamie Foxx, është hospitalizuar së fundmi, pasi gjendja e tij shëndetësore u keqësua gjatë xhirimeve të një filmi në Atlanta.

“Fatmirësisht, për shkak të veprimeve të shpejta dhe kujdesit të madh, ai tashmë është në rrugën e shërimit”, tha vajza e tij në një deklaratë për media.

E duke parë gjendjen e tij të rënduar ë fundmi, emra të famshëm kanë shprehur mbështetjen e tyre për yllin hollivudian.

Ndër ta edhe këngëtarja shqiptare e cila jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Linda Halimi, publikoi një fotografi me të për ndjekësit e saj në Instagram.

Këngëtarja nga Vitia ndau me fansat një fotografi të realizuar para shumë vitesh me Jamie Foxx, ku ky i fundit shihet duke bërë bashkë me të simbolin e shqiponjës me duar.

“Ne u takuam në vitin 2015 dhe madje kënduam së bashku në palestër (qesh), harruam se ishim atje për të stërvitur vërtet. Lutem për shërimin e tij”, ka shkruar Halimi në Instagram.

Linda përndryshe prej më shumë se një dekade është shpërngulur nga Kosova dhe jeton së bashku me bashkëshortin dhe vajzën e saj në Amerikë.

 

Exit mobile version