Site icon PrishtinaPress

Hillary Clinton për aferën e Billit me Monican: Ai nuk e shfrytëzoi pushtetin, ajo ishte e rritur dhe e vetëdijshme

Hillary Clinton tha në një intervistë për CBS-in se bashkëshorti nuk e kishte shfrytëzuar pushtetin për ta joshur seksualisht Monica Lewinskyn.

Ajo vuri në dukje se Bill veproi mirë duke mos dhënë dorëheqje nga posti i presidentit amerikan për shkak të një skandali.

E pyetur nga gazetari nëse duhej të kishte hequr dorë nga funksioni, siç e kishin pyetur disa herë, Hillari u përgjigj “Absolutisht jo.”

“Më lejoni të ju pyes diçka. Ku janë hetimet aktuale ndaj zyrtarëve që u janë ngritur aktakuza të shumta dhe të cilët i mohojnë ato, i refuzojnë dhe i përqesh? Nuk ishte një hetim kundër Billit dhe besoj se ai ka punuar me mend. Ajo ishte 22-vjeçare kur e kreu aktin me Billin, do të thotë ishte e rritur dhe e vetëdijshme”, ka thënë Hillary.

Këto deklarata u bënë pasi janë shtuar zërat për ngritje të aktakuzave kundër të propozuarit të Donald Trump për Kryetar të Gjykatës Supreme, Brett Kavanaugh.

Ndryshe, çifti Clinton është duke filluar një turne ku do të flasim për çdo gjë që kanë kaluar në vitet e fundit, duke përfshirë edhe akuzat e vitit 1998 për ngacmimi seksual.

Exit mobile version