Site icon PrishtinaPress

Afërdita Dreshaj dëshiron të bëhet prind së bashku me bashkëshortin çek

Afërdita Dreshaj muajt e fundit ishte një ndër modelet më të përfolura shqiptare.

Ajo kurorëzoi lidhjen disavjeçare me hokejistin çek, Jakub Kndl, ku organizoi një dasmë glamuroze në SHBA.

Por, së fundit biondina ka marrë disa pyetje prej fansave që nuk ka hezituar që t’i përgjigjet pothuajse secilit.

Në mesin e shumë pyetjeve, njëra ra në sy. “A dëshiron ta kesh një fëmijë së shpejti? “, ishte pyetja e një fansi.

Afërdita nuk ngurroi dhe u përgjigj, “Po, dua”, por që nuk ka dhënë ndonjë detaj më tepër.

Ajo gjithashtu është pyetur edhe rreth ndonjë kënge të re, ku duket se ka filluar të punoj rreth saj.

Ndryshe, këngëtarja dhe modelja së shpejti pritet të vjen me projekte të reja artistike si dhe të modës.

Exit mobile version