Site icon PrishtinaPress

Haxhiu suspendon përmbaruesin Ilir Mulhaxha

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se është suspenduar përmbaruesin Ilir Mulhaxha.

Sipas saj, AKP ka kërkuar inicim të procedurës disiplinore ndaj Mulhaxhës “mbi bazën e shkeljeve ligjore të pretenduara”.

Ilir Mulhaxha është vëllai i deputetes Fatmire Mulhaxha- Kollçaku.

Postimi i plotë:

Sot, në kuadër të kompetencave ligjore kam marrë vendim për suspendimin e përmbaruesit privat Ilir Mulhaxha. 

Ky vendim është marrë pas kërkesës së AKP-së për inicimin e procedurës disiplinore ndaj permbaruesit privat, mbi bazën e shkeljeve ligjore të pretenduara.

Andaj, për t’u siguruar që procedura disiplinore zhvillohet pa pengesa dhe pa asnjë ndikim, kam marrë vendim siç përcaktohet në dispozitiv.

Nuk mund të tolerojmë që mbi kurrizin e interesit të përgjithshëm të realizohen interesa të kundërligjshme personale.

Exit mobile version