Site icon PrishtinaPress

Mbi 150 minatorë të Kishnicës hyjnë në grevë, duan nivelizim të pagave me ata të Trepçës

Mbi 150 minatorë të minierës së Kishnicës kanë hyrë në grevë që nga mëngjesi i kësaj të marte pasi duan nivelizim të pagave sikur minatorët e Trepçës.

Minatori Albert Zymberi për Klankosova.tv tha se greva e nisur në mëngjes do të vazhdojë deri në ora 15:30 kur edhe përfundon puna, për të vazhduar sërish ditët në vijim.

“Mbi 150 minatorë nga sot në ora 08:00 kemi hyrë në grevë deri në ora 15:30 për të vazhduar njësoj edhe ditët në vijim. Nivelizimi i pagave sikur minatorëve të Trepçës na u është premtuar nga 1 janari dhe nuk u realizua. Kjo u bë shkak për fillimin e grevës”.

“Ne jemi duke qënduar nëpër vendet e punës por jemi në grevë”, tha ai.

Tutje, ai tha se greva do të vazhdojë deri në plotësimin e kërkesa të minatorëve dhe se nivelizimi i pagave s’është kërkesa e vetme.

Zymberi, mes tjerash, tha se edhe ndalesa e parave për shujtën ditore u bë shkak për grevë, pasi sipas tij marrëveshja ishte ndryshe.

“Pos nivelizimi të pagave premtim nga menaxhmenti ka qenë edhe hapja e menzës, por tashmë ka filluar ndalimi i 90 eurove nga paga për shujtat teksa marrëveshja ishte që paratë për ushqim të mos ndalen nga pagat”, tha Zymberi.

Exit mobile version