Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu përmes një postimi në Facebook tha se Serbia dhe Albini kanë njëjtin mllef kundër krerërve të UÇK-së, siç u shpreh ai, në veçanti ndaj Hashim Thaçit.
Përmes këtij postimi, Haxhiu e ka quajtur kryeministrin Albin Kurti, mashtrues.
“Bashkëpunuan me djallin, sponzorizuan raporte dhe dërguan dosje në Hagë kundër udhëheqësve te UÇK-së, te cilët po mbahen padrejtësisht në Hagë dhe këto manipulime nuk po i mjaftojnë Albin Kurtit për të hedh gurë mbi Thaçin kudo që i ipet mundësia”.
“Serbia dhe Albini me të njëjtin mllef kundër krerërve të UÇK-së në veçanti ndaj Hashim Thaçit projektet dhe vizionin e të cilit nuk po e arrin dot “Bini i Binqes”! Turpi mban emrin e mashtruesit Albin Kurti”, shkroi Haxhiu.