Site icon PrishtinaPress

Haxhiu ‘injoron’ Kurtin, thotë se për mostrat e Deharit kërkoni përgjigje në Prokurorinë Speciale

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka kërkuar që për zhdukjen e mostrave të Astrit Dehari, mediat t’i drejtohen Prokurorisë Speciale.

Sipas saj përgjigja për këtë pyetje është në përgjegjësinë dhe kompetencat e Prokurorisë Speciale.

“Ministria e Drejtësisë tashmë është përgjigjur. Ju lutëm të drejtoheni në Prokurorinë Speciale të Kosovës, siç e dini Prokuroria Speciale është duke e hetuar këtë rast”.

“Personi apo autoriteti kompetent është Prokuroria Speciale ne kemi dhënë përgjigje për gjithçka që kanë pyetur mediat, nuk mund të flasim më shumë se sa që kemi thënë, pra është në duar të Prokurorisë Speciale”, tha ajo.

Derisa, kryeministri kur është pyetur sot për mostrat e Deharit, tha se “Ministria e Drejtësisë duhet ta jap përgjigjen adekuate për këtë”.

Exit mobile version