Site icon PrishtinaPress

130 eurodeputet nënshkruajnë peticion kundër “super të pasurve“, kjo është asyeja

Me iniciativën e eurodeputetes franceze, Aurore Lalucq, më shumë se 1 qind e 30 deputet të Parlamentit Evropian kanë nënshkruar peticion që të rritet niveli i taksave për të pasurit.

“Propozimi ynë është i thjeshtë: të vendoset një taksë progresive mbi pasurinë e super të pasurve në shkallë ndërkombëtare për të reduktuar pabarazitë duke marrë pjesë në financimin e investimeve të nevojshme për tranzicionin ekologjik dhe social”, kanë deklaruar eurodeputetët.

Gjithashtu ata i bëjnë thirrje Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) dhe Kombeve të Bashkuara (OKB) që të nisin konsultimet dhe negociatat për këtë taksë globale.

 

Ndërkaq, nënshkruesit i kanë bërë thirrje edhe Bashkimit Evropian që të veprojë në këtë drejtim.

Exit mobile version