Site icon PrishtinaPress

Haxhi Shala ftohet nga Gjykata Speciale në cilësinë e të dyshuarit

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Haxhi Shala, është ftuar sot nga Gjykata Speciale në cilësinë e të dyshuarit.

Shala njofton se në Hagë duhet të jetë i pranishëm me 8 shtator të këtij viti.

Tutje, ai e cilësoi këtë ftesë dhe si njollosje e luftës dhe vlerave të UÇK’së. Kjo për shkak se, sipas tij, ftesa erdhi në 22 vjetorin e ditës së dëshmorëve të Brigadës 121, komandat i së cilës ishte edhe Shala gjatë luftës.

Shala në fund tha se do t’i përgjigjet kësaj ftese.

Më poshtë gjeni shkrimin e plotë të Shalës:

“E rastesishme apo jo, në 22 vjetorin e ditës së dëshmorëve të Brigades 121, kur po përkujtojmë përvjetorin e rënies së bashkëluftetarit tim Ismet Jashari- Kumanova dhe dëshmorëve tjerë të rënë në luftën e paster e të drejtë të UÇK-së — Unë komandanti i kësaj brigade, sot kam pranuar ftesen nga Gjykata Speciale në Hagë, si i dyshuar, ku do të duhet të jem i pranishem atje me 8 Shtator të këtij viti. Tendencat për njollosjen e luftës dhe vlerat e UÇK-së janë të pa pranuesheme. Sdoqoftë unë do t’i pëgjigjem kësaj ftese, sepse e njoh mirë luftën tonë dhe arsyen e saj”, shkroi Shala.

Exit mobile version