Site icon PrishtinaPress

Rukiqi nga Oda Ekonomike: Jam duke pranuar qindra mesazhe nga qytetarët që duan t’i marrin 10% të Trustit

Berat Rukiqi, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK) ka publikuar një mesazh në profilin e tij në Facebook duke treguar nevojën qytetare për tërheqjen e 10 përqindëshit të parave të mbledhura në TRUST.

Rukiqi ka deklaruar se ka marrë qindra mesazhe të tilla që kërkojnë miratimin e ligjit që mundëson sa më parë tërheqjen e parave të Trustit nga qytetarët pas krizës ekonomike të shkaktuar nga pandemia Covid-19.

”Gjatë këtyre javëve kam pranuar qindra mesazhe të ngjashme. Siç po shihet, masa e pakos te rimëkëmbjes, qe ka të beëjëj me tërheqjen e mjeteve ne Trustin e Kursimeve Pensionale, është me e mirëseardhura nga qytetarët. Kjo mase duhet te kombinohet me voucheret, që duhet te shpërndahen nga Qeveria për blerje të produkteve vendore dhe te shërbimeve turistike brenda vendit”, ka shkruar Rukiqi.

Sidoqoftë, sipas statistikave një pjesë e madhe e qytetarëve ka në Trust një shumë fare të vogla parash.

Exit mobile version