Shefi i Kabinetit të Kryeministrit Isa Mustafa, Sokol Havolli ka thënë se kodi telefonik do t’i sjell Kosovës shumë përfitime.
Sipas tij, çdo vit Kosova do të ketë dhjetëra miliona euro përfitime nga kodi telefonik, transmeton lajmi.net.
“Kemi diçka prej kodeve telefonike! Përveç se +383 është element i rëndësishëm i sovranitetit, Kosova do të ketë dhjetëra miliona euro përfitime çdo vit nga kodi telefonik! Urime”, ka shkruar Havolli në Facebook.