Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thirrur sot për në ora 13:00, mbledhjen e rregullt të Këshillit të Sigurisë së Kosovës.
Sipas njoftimit, Këshilli i Sigurisë së Kosovës, do të diskutojë për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në vend.
Pas mbledhjes do të ketë konferencë për media.