Telegrafi serb shkruan sot se personi që ishte në krye të operacionit për arrestimin ose siç e quajnë ata “kidnapimin” e Gjuriqit ishte Mentor Shabani, i cili nga mediat serbe citohet se më 2014 kreu trajnimet në bazën “Adem Jashari”, transmeton lajmi.net.
Shabani citohet se u trajnua edhe nga forcat ushtarake amerikane, konkretisht nga Garda Nacionale e IOËA-s, transmeton lajmi.net.
Ish-shefi i qendrës së koordinimit për Kosovën në Serbi, Nebojsa Çoviq, thotë se duhet pasur kujdes të shtuar tani e tutje që ky person nëse eventualisht tenton të hyj në Serbi, të arrestohet.
“Është një person emri i të cilit duhet të ruhet në arkivat tona, nëse eventualisht ai do të tentoj të hy në Serbi”, thotë Çoviq.
Madje, mediat serbe e cilësojnë Shabanin si një njeri që udhëhoqi operacionin brutal që hodhi”turp mbi shtetin e Serbisë.”
Ndryshe, Gjuriq u arrestua dje në Mitrovicë pasi kishte refuzuar të kërkonte leje nga autoritetet e Kosovës për hyrje në territorin e shtetit.