Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj gjatë qëndrimit tij në Londër, ka takuar disa nga bashkatdhetarët nga Kosova dhe Shqipëria.
Këtë ai e bëri të ditur përmes një statusi në Facebook, me ç’rast tha se ata vazhdojnë të mbesin shtyllë e fortë ekonomike për vendin tonë dhe pasqyrë e vlerave tona historike.
Ai ka premtuar se si kryeministër do të vazhdojë të punojë për një ambient të përshtatshëm për investime direkte të huaja.
Ky është postim i tij:
Bashkatdhetarët nga Kosova dhe Shqipëria vazhdojnë të mbeten shtyllë e fortë ekonomike për vendin dhe pasqyrë e vlerave tona historike, kulturore e artistike në botë.
Sot në Londër pata kënaqësinë të takojë një pjesë të tyre, nga të cilët ndëgjova shumë histori suksesi.
Si Kryeministër i vendit, do të vazhdojë të punojë për ambient të përshtatshëm për investime direkte të huaja, me theks për investime nga diaspora jonë që janë vlerë e pakontestueshme e jona, vlerë që tregimin për Kosovën e kanë ndërtuar dhe vazhdojnë ta mbrojnë e pasurojnë në mënyrën më të mirë