Site icon PrishtinaPress

Publikohen fotografi të viktimave nga aksidenti tragjik në Suharekë

​Pesë anëtarë të familjes Sadikaj, nga fshati Sopi i Suharekës, kanë humbur sot jetën në një aksident trafiku.
Ngjarja tragjike ka ndodhur në mesditë, në magjistralen Prizren-Prishtinë.

Bashkëshorti me gruan, nënën dhe dy fëmijë mbetën të vdekur, pasi vetura me të cilën udhëtonin u ndesh me një autobus.

Pas aksidentit të kobshëm, në rrjetet sociale, në internet, qytetarët e rëndomtë kanë bërë thirrje për kujdes gjatë vozitjes.

Thirrjet u janë drejtuar sidomos mërgimtarëve. Njëri nga familjarët e viktimave të aksidentit të sotëm ka thënë për televizionin T7 se të ndjerët kishin ardhur për pushime në Kosovë pasi që jetonin në Zvicër.

“KUJDES o Mërgimtarë, ndale gazin FAMILJA po ju pret… Të dashur gyrbetqar, pushimet tuaja po afrohen dhe disa prej jush keni arritur në vendëlindje”, ka shkruar një qytetar në Facebook.

“Shumë herë ndëgjojë nga ju, kam mbrri për 22 orë tjetri thotë për 18 orë, një ma largë krenohet une sja kom huq 160 km gjithë rrugës. Mosni bre. Më mirë 10 orë më vonë, por sigurt….”, ka shtuar ai.

Në kuadër të thirrjeve për kujdes janë publikuar edhe fotografitë e viktimave të aksidentit tragjik, që ndodhi në Suharekë.

 

Exit mobile version