Site icon PrishtinaPress

Haradinaj: Ta rrisim vetëdijen për të drejtën dhe rolin e gruas në shoqëri

Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë veprime të shumta që u siguron trajtim të barabartë të gjitha grave pa marrë parasysh përkatësive etnike dhe politike, tha kryeministri Ramush Haradinaj, në nisjen e Javës së Gruas 2019.

Haradinaj tha se në kuadër të kësaj duhet të rritet vetëdija për të drejtën, pozitën dhe rolin e gruas në shoqëri.

“Sot mora pjesë në nisjen e Javës së Gruas 2019, që do t’i shërbejë Kosovës si platformë për fuqizimin e grave. Kosova ka shënuar përparim në avancimin e rolit të gruas, por si shoqëri ka ende shumë punë para vetes. Qeveria ka ndërmarr një sërë vendimesh që u siguron grave trajtim të barabartë, mundësi të barabarta për të gjetur një punë, si dhe zhvillim të bizneseve private, pa marrë parasysh përkatësinë etnike apo politike. Le të na shërbejë ky organizimin, për ta rritur vetëdijen për të drejtën, pozitën dhe rolin e gruas në shoqëri”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Exit mobile version