Site icon PrishtinaPress

Haradinaj-Stublla: Kosova dhe Shqipëria të bashkërendojnë prioritetet e sigurisë

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj- Stublla, zhvilloi sot një takim miqësor me Fatmir Mediu, drejtor Ekzekutiv i Qendrës për Siguri në Evropën Juglindore dhe kryetar i Partisë Republikane të Shqipërisë.

Në takim u bisedua mbi çështjet e aktualitetit politik shqiptar e rajonal, duke vënë në pah rëndësinë e marrëdhënies vëllazërore midis Shqipërisë e Kosovës.

“Mbi këtë marrëdhënie duhet të promovojmë prioritetet e sigurisë për vendet tona e në kontekstin rajonal, dhe nevojën për Kosovën që të anëtarësohet sa më shpejtë në NATO”, u shpreh ministrja Haradinaj-Stublla.

Ajo shprehu mirënjohje të thellë për mbështetjen e vazhdueshme të Fatmir Mediut ndaj Kosovës dhe çështjeve të interesit të përbashkët kombëtar.

Exit mobile version