Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka folur për gjykimin e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë nga Dhoma e Specializuar e Kosovës.
Ai tha se nuk ka votuar formimin e kësaj gjykate: “ndonëse nuk i kemi ikur dhe nuk i ikim asnjëherë drejtësisë”.
“Por ajo që më ka shqetësuar është se, përpos që nuk është nën juridiksion tonë, problemi është se është gjykatë një -etnike, që po gjykohen vetëm shqiptarët”, deklaroi Haradinaj./rtk/