Site icon PrishtinaPress

Policia intervenon në një familje në Lipjan, arrestohet burri që ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhune psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre dhe anëtarët tjerë të familjes, raporton Gazeta Sinjali

Ndihmën e Policisë e ka kërkuar gjatë ditës së sotme një grua nga Lipjani, e cila ka denoncuar bashkëshortin e saj për dhunë në familje.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se pas një konflikti verbal mes çiftit, burri dyshohet se ka eskaluar në dhunë psikike, duke i shkaktuar asaj shqetësim e frikë.

Si rezultat i denoncimit, njësitë policore e kanë arrestuar të dyshuarin dhe i njëjti është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale ‘Dhunë në familje’.

Exit mobile version