Site icon PrishtinaPress

Haradinaj: Ndryshimi i kufijve i shkon për shtati vetëm Vladimir Putinit

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj pas mbledhjes së qeverisë ka thënë se nëse draftstatuti i Asociacionit nuk është në përputhje me Kushtetutën e vendit, atëherë do të ndryshohet.

“Ka nevojë për shqyrtim të kujdesshëm, ne e kemi për obligim me sjellë në përputhje me Kushtetutën e vendit, ndërsa përfaqësimi bëhet në Bruksel, nëse nuk është në përputhje ne do ta ndryshojmë dhe ta rregullojmë”, ka deklaruar Haradinaj.

Sa i përket idesë së presidentit, Hashim Thaçi për korrigjim kufijsh, Haradinaj ka thënë se kufijtë vetëm lufta i luan dhe ata janë të vendosur me luftë.

“Këta kufij janë nga lufta e fundit, këta kufij do të mbesin, është imagjinatë e lehtë me mendu se luhet me këta kufij, nuk luhet”, ka theksuar kryeministri.

Ai ka shtuar se ndryshimi i kufijve i shkon për shtati vetë një njeriut dhe vetëm një shteti. “Ndryshimi i kufijve i konvenon vetëm Vladimir Putinit dhe Rusisë. Ne nuk jemi në fushën e tij, ne jemi me Amerikën. Sigurisht se deklaratat për kufij janë kundëpërgjigje ndaj Serbisë e cila çdo ditë thotë se Kosova është djepi i Serbisë. E kjo përgjigje është se edhe ne e kemi Luginën e Preshevës”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka shtuar se në mes Kosovës dhe Serbisë ka mbetur njohja reciproke me këta kufij dhe vetëm kështu e mbështesin presidentin Thaçi.

Exit mobile version