Site icon PrishtinaPress

Haradinaj: Mos ua mbani dertin politikanëve, ne i marrim vizat

Kryeministri Ramush Haradinaj ka komentuar çështjen e refuzimit të vizave për politikanët kosovarë.

Ai ka thënë se është shumë keq që “po u refuzohen vizat” por ka shtuar se “politikanëve të mos ua mbajmë dertin, sepse ata i marrin vizat”.

“Shumë keq është nëse ndodh. Mirë na kishin bërë politikanëve me na i refuzu vizat, e me ua dhënë qytetarëve. Politikanët i marrin vizat, besoni, mos ua mbani dertin. Problemi është, dhe është e dhimbshme, se qytetarët janë të izoluar”, ka thënë Haradinaj

“Sa i përket për shembull për vizën e Anglisë, unë kam vizitë më 26 shkurt, për me qenë i rregullt, kam apliku si çdo qytetar, nuk kam kërku kurrfarë procedure të jashtëzakonshme, këto shkrimet që kanë ndodhë nuk e di pse kanë ndodhë por nuk janë të vërteta. Për Amerikë, kam apliku sepse kam pasë disa ftesa, pra për vizitë bilaterale edhe kur ka një agjendë të tillë shkoj në Amerikë dhe çdo vend të botës. Kur isha zgjedhur në fillim, thoshin s’ia uroj kërkush, kur s’mbeti kush pa e uru, thanë vizat. I kisha lutë mediat të mos nxitojnë shumë sepse nuk e di çka thojnë pastaj. Nuk jam veç me dalë me shku dikah, por vetëm kur e di se i ndihmoj Kosovës, në Amerikë shkoj për qejf, isha shku por tani jam për vizita në bazë të një agjende”, ka thënë ai.

 

Exit mobile version